Çfarë është një panel në internet

E thënë thjesht, nje panel online është një grup përdoruesish të Internetit të cilët bien dakord të plotësojnë anketa online dhe të marrin pjesë në fushata të ndryshme kërkimore të tregut.

Temat e anketave online janë të ndryshme, që nga konsumi i ushqimit deri në sa shpesh hyni në Internet nga celulari juaj, për shembull.

Ftesat e anketës dërgohen në adresën e-mail e ruajtur në fazën e rregjistrimit në panel; e-mail përmban një link të një faqe ueb ku anketa online është hostuar dhe anëtari i panelit është i ftuar për t’iu përgjigjur pyetjeve dhe në këtë mënyrë të ndajë mendimin e tij ose të saj.

Plotësimi i një ankete online zakonisht merr 10-15 minuta, por ka raste kur plotësimi mund të zgjasë më shumë.
Në çdo rast, për çdo anketë të plotësuar me sukses, anëtari i panelit fiton para ose pikë elektronike. Çdo anketë ka një vlerësim të kohës së plotësimit: sa më e madhe të jetë koha e vlerësimit të plotësimit, aq me e madhe është sasia e pikëve elektronike apo parave që ju fitoni. Pasi të keni arritur një sasi të caktuar, keni disa mënyra të ndryshme për të tërhequr fitimet tuaja: PayPal, transfertë bankare në llogarinë personale, kesh, letra me vlerë online etj.

Gjendja e llogarisë tregohet në panelin e llogarisë tuaj personale. Nuk ka asnjë detyrim për të plotësuar çdo anketë online ku ju jeni i ftuar, edhe pse është në avantazhin tuaj që t’i plotësoni. Ju mund të anuloni llogarinë tuaj në panel në çdo kohë.

Sorry, you can't to browse this website.

Because you are using an outdated version of MS Internet Explorer. For a better experience using websites, please upgrade to a modern web browser.

Mozilla Firefox Microsoft Internet Explorer Apple Safari Google Chrome