Pse regjistroheni

Shumë e thjeshtë: sepse ju keni të paktën disa arsye shumë të rëndësishme:

  • Fitoni shpërblime: për çdo anketë online që ju plotësoni me sukses, fitoni para të vërteta në llogarinë tuaj të panelit. Pasi të keni arritur 10 euro ju mund t’i tërhiqni lehtësisht paratë në llogarinë tuaj të PayPal – lexoni këtu si ta bëni këtë!

  • Keni mundësinë të ndani mendimet tuaja rreth shumë aspekteve, për të ndikuar në projektimin e produkteve të ardhshme dhe cilësinë e shërbimeve të ofruara nga një kompani e caktuar. Si? Shumë thjesht: DataDiggers punon shpesh me klientët që drejtojnë fushata kërkimore të tregut për kompani të famshme, produktet e të cilave janë pjesë e jetës tuaj të përditshme. Ne punojmë me klientë që përfaqësojnë kompani si Microsoft, Apple, Samsung, Intel, Oracle, Sony, Volkswagen, Audi, Mercedes-Benz, Coca Cola, Pepsi, Danone, L'Oreal, Tissot, P&G, Henkel dhe shumë të tjera.

    Informacioni që ju ofroni i ndihmon këto kompani të përmirësojnë produktet e tyre aktuale dhe të ardhshme dhe të bëjnë jetën tuaj më të lehtë.

  • Plotësimi i anketave online është argëtues dhe i lehtë: pyetësorët tanë janë të arritshëm në çdo kohë dhe kudo, për aq kohë sa ju jeni të lidhur në Internet. Ju mund t’i plotësoni anketat nga laptopi, smartfoni ose tableti juaj, në çdo orë të ditës apo edhe gjatë fundjavës, nëse preferoni.

  • Është plotësisht e lirë dhe mund të anuloni llogarine tuaj aëtare të panelit në çdo kohë: të qenit anëtar i panelit të DataDiggers është absolutisht pa pagesë. Për më tepër, ju fitoni para për çdo anketë të plotësuar me sukses dhe nëse nuk dëshironi të merrni ftesa, ju mund të anuloni lehtësisht llogarinë tuaj në çdo kohë.

Nëse ju kemi bindur, klikoni këtu, plotësoni disa detaje themelore për veten në formularin në të majtë dhe … mire se erdhët në panelin DataDiggers!

Sorry, you can't to browse this website.

Because you are using an outdated version of MS Internet Explorer. For a better experience using websites, please upgrade to a modern web browser.

Mozilla Firefox Microsoft Internet Explorer Apple Safari Google Chrome